Ferma e Bulmetit – Traditë dhe Cilësi për Më Shumë se 25 Vite

Ferma e Bulmetit e Erta Group është një biznes familjar me më shumë se 25 vite përvojë në prodhimin e djathit dhe produkteve të tjera të bulmetit. E vendosur në një zonë të pastër dhe natyrore, ferma jonë garanton cilësi dhe shije autentike në çdo produkt.

Me një proces të kujdesshëm prodhimi, nga grumbullimi i lëndës së parë qumështit deri te përpunimi i tij, ne sigurojmë që çdo produkt të jetë i freskët, i shëndetshëm dhe i pasur me vlera ushqyese. Djathërat tanë dhe nënproduktet e bulmetit përgatiten sipas recetave tradicionale, duke ruajtur shijen origjinale dhe cilësinë që klientët tanë e kanë besuar për dekada.

Ferma jonë operon me standarde të larta higjienike dhe përdor teknologji moderne për të siguruar një prodhim të qëndrueshëm dhe të sigurt. Me fokus në natyralitetin dhe freskinë e produkteve, ne u ofrojmë klientëve tanë një eksperiencë të vërtetë të shijes tradicionale shqiptare.

Erta Group – Traditë, Cilësi dhe Shije e Përsosur në Çdo Produkt!

FERMA E BULMETIT

PRODUKTET ERTA

Dyqanet Tona